Ekonomi Më shumë

Gazsjellësi do të kushtonte 119 milion

Prej tvteuta3 July 2017

Rjeti i gazsjellësit me gjatësi 94.1 km në Mal të Zi do të kushtonte rreth 119 milion euro dhe ndërtimi do të zgjaste tre vjet e gjysëm, tregon studimi të cilin e ka publikuar Qeveria e Malit të Zi. Ky gazsjellës i cili është në listën e projekteve të Bashkësisë energjetike evropiane do të kalonte prej Kroacisë , nëpërmes Bosnjes në Mal të Zi dhe do të vazhdonte drejt Shqipërisë. Në Master planin e rrjetit të gazit në komplet territorin e Malit të Zi janë parashikuar 570 km çka do të kushtonte ndërjmet 300-400 milion euro. Vlerësohet se ndërtimi i gazsjellësit do të varej nga qëndrueshmëria e sistemit.