Politikë Më shumë

Gazetarja e RT në MZ shkakton skandal diplomatik. Kritikon ambasadoren e SHBA-së

Prej tvteuta16:21, 9 Dhjetor 2020

Në pothuajse të gjitha mediat e Malit të Zi, përveç Radiotelevizionit shtetëror, ndër temat më të nxehta ishte konstatimi i gazetares Tamara Nikçeviq, se gjoja ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Xhudi Rajzink Rajnke, ka deklaruar në një event privat se Partia Demokratike e Socialistëve po persekuton të krishterët dhe se presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq, do të hedh tanket në rrugë pas zgjedhjeve të 30 gushtit. Ky konstatim i saj u prit me habi edhe nga i ftuari në emision , analisti Ljubomir Filipoviq, i cili tha se nuk beson se këto deklarata janë të vërteta. Pas emsionit, kritikat ndaj saj për mungesë serioziteti profesional dhe qasje amatore ndaj etikës gazetareske erdhën nga adresa të ndryshme, duke përfshirë edhe ambasadën e SHBA-së. Në reagimin e tyre, konstatimet e gazetares Nikçeviq u vlerësuan si të pabaza dhe që tregojnë për mungesë profesionaliteti të RT në MZ, i cili duhej të ishte burim i informacioneve dhe jo dezinformatave. Reagime pati edhe nga disa antarë të Këshillit drejtues të shërbimit publik, të cilët u distancuan nga konstatimet e gazetares, kurse kryeministri Zdravko Krivokapiq, vlerësoi se PDS për tri dekada ka persekutuar ata që mendojnë ndryshe kurse tani nga e njëjta adresë po persekutohen diplomatët e huaj. Lidhur me këtë skandal, nga RT i Malit të Zi akoma nuk ka pasur një prononcim zyrtar.

 

  • 1

    Radio