Sociale Më shumë

Gazetarët përballen me probleme të ndryshme (VIDEO)

Prej tvteuta10:42, 24 Janar 2023

Sot në Mal të Zi festohet Dita e Gazetarëve, me rastin e 23 janarit të vitit 1871, kur doli numri i parë i gazetës Crnogorac.

Gazetarët përballen me shumë sfida të cilat u vështirësojnë procesin e punës. “Situata e media është pasqyrë e problemeve që kalon e gjithë shoqëria. Kemi mungesë të tregut sepse jemi vend i vogël, kemi mungesë të profesionalizmit, por situata ekonomike në media është problemi më i madh” thotë në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” gazetari i Tv Teuta Bekim Çoba. Ai poashtu shton që situata është përmirësuar në vitet e fundit, por vazhdon të jetë e palakmueshme.

Dafina Teliqi, poashtu gazetare e Tv Teuta thotë që personat të cilët dëshirojnë të merren me këtë profesion duhet të  punojnë fortë në zbulimin e të vërtetes dhe lajmit të drejt. “Puna në media nuk është e lehtë sepse ballafaqohesh me sfida të ndryshme, temat të cilat shtjellohen duhen të jenë aktuale dhe interesante, por mbi të gjitha të sakta” shton Dafina.

  • 1

    Radio