Sociale

Sociale Më shumë

Gazetarët pa të drejta dhe të mbingarkuar

Prej tvteuta2 May 2017

Në kuadër të 3 majit, Ditës botërore të lirisë së mediave , ka reaguar edhe Sindikata e mediave të Malit të Zi. Nga kjo sindikatë kanë cilësuar se gazetaria duhet të jetë profesion të cilit i besohet dhe se gazetarët nuk duhet të kenë kurrfarë presioni në punën e tyre, por se kjo nuk ndodh në skenën mediatike  të Malit të Zi. Sipas tyre, gazetarët e presin këtë ditë pa të drejta, të mbingarkuar me punë dhe të papaguar si duhet. Situata e tyre ekonomike në 5 vitet e fundit është përkeqësuar, çka e kanë konfirmuar 83% e të punësuarve në media. Gazetarët janë në frikë konstante të shkarkimit nga puna, uljes së pagës ose mospagesës së duhur, cenzurohen në punë, dhe nga kushtet e vështira të punë dhe presioni shpesh edhe autocenzurohen , thuhet nga Sindikata e mediave e Malit të Zi.