Aktuale Më shumë

Gazetarët nga rajoni në simpoziumin në Ulqin

Prej tvteuta09:34, 17 Qershor 2022

Më 20 qershor në Ulqin do të mbahet simpozium me temën e turizmit sportiv si mundësi zhvillimi për bregdetin malazez, i cili do të mbledhë gazetarë sportivë nga rajoni, njofton Shoqata e Gazetarëve Sportiv.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e gazetarëve nga Serbia, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Prezencën e konfirmuan edhe drejtuesit e sportit malazez – ministri i Sportit dhe Rinisë, Vasilije Llallosheviq, dhe kryetarët e Komitetit Olimpik dhe Paraolimpik malazez, Dushko Simonoviq dhe Igor Tomiq.

Është bërë e ditur se në delegacionin e Maqedonisë së Veriut, përveç kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore, Boshko Trpeski, do të jetë edhe ish-kryetari i Asociacionit të Rinisë dhe anëtar i Kryesisë së RSFJ-së, Vasil Tupurkovski.

Delegacioni shqiptar do të udhëhiqet nga Defrim Methasani, redaktor i redaksisë sportive në Radio Televizionin shtetëror, Sinan Sinanovic i Bosnjë – Hercegovinës dhe Zorica Gjokoviq e Serbisë, presidente e Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Serbisë Perendimore.

  • 1

    Radio