Aktuale Më shumë

Gati për protesta nëse situata në vend nuk stabilizohet

Prej tvteuta17:57, 16 Mars 2022

Unioni i Sindikatave të Lira (USSCG) në Mal të Zi është i gatshëm të organizojë protesta të punëtorëve për të mbrojtur standardin e qytetarëve, nëse situata politike nuk stabilizohet dhe nuk vendoset një sistem llogaridhënieje në të gjitha nivelet sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas mbledhjes së Bordit Kryesor nga kjo sindikatë thonë se presin vendosjen dhe zbatimin urgjent të masave konkrete për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, duke kufizuar çmimin e ushqimeve bazë dhe kufizimin e çmimit të karburanteve.

“Ne këmbëngulim për stabilizimin e situatës politike në vend, sepse një skenë e paqëndrueshme politike shkakton një skenë të paqëndrueshme ekonomike, si dhe futjen e një sistemi të përgjegjësisë në të gjitha nivelet. Nëse kjo nuk ndodh sa më shpejt, Unioni i Sindikatave të Lira është i gatshëm të organizojë protesta për të mbrojtur interesat dhe standardin e jetesë së puntorëve dhe qytetarëve në përgjithësi.”, thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio