Ganimete Hoxha: Emigrimi fatkeqësi e Krajës, numri i pacientëve çdo ditë në rënije
Prej tvteuta16:30, 21 Shkurt 2020
Situata shëndetësore në Krajë sipas specialistës së mjekësisë familjare Ganimete Hoxha është stabile edhe pse ka një rritje të numrit të pacientëve për shkat të virozave të stinës, që përfshijnë të gjitha grupmoshat dhe zgjasin 4-5 ditë.Emigrimi i popullatës në këtë zonë nuk ka të ndalur dhe kjo është një fatkeqësi që e ka përfshirë Krajën, e që dukshëm ka ndikuar në rënijen e numrit të pacientëve në këtë stacion shëndetësor. Numri i regjistruar është  rreth1000, por ai real sipas saj është rreth 800, pasi një pjesë e të regjistruarve kanë emigruar. Stacioni nuk ka mungesë kadrovike dhe ofron shërbimin shëndetësor të mjekimit dhe atë preventiv, patronazhin,kurse në funkcion është edhe barnatorja e furnizuar mirë. Poashtu nga ky stacion bëhet edhe transporti i pacientëve në qendra të tjera spitalore.