Gani Rexha: Në mars do të dimë saktësisht për pasojat e ngricave
Prej tvteuta20 January 2017
Duke marrë parasysh që këtë vit kanë mbizotruar temperatura ekstreme të cilat mund të kenë qenë shumë të rrezikshme për një llojë të bimëve , të cilat kultivohen kryesisht në komunën tonë ,acari jo në te të gjitha ka ndikuar njëlloj,por te disa kultura bujqësore kanë ndikuar shumë negativisht, deklaroi Gani Rexha, këshilltarë për bujqësi në komunën e Ulqinit. “Në disa agrume ka ndikuar shumë negativisht duke i shkatrruar plotësisht sidomos plantazhet e reja,ndërsa bimët më të moçme i kanë rezistuar të ftohtit. Përveç që acari dhe ngrica ndikon negativisht në kultura të ndryshme,e ka edhe anën pozitive sepse shumica nga dëmtuesit nga të ftoftit zhduket,por asnjëherë në tërësi” shprehet këshilltari Rexha . Sa i përket buburrecit të kuq që ka sulmuar palmat në komunën tonë dhe në gjithë bregdetin malazias ,Rexha shprehet se sigurisht do të ndikojë në zbutjen e këtij problemi,por jo edhe në zhdukjen terësisht të tyre”. “Për vlerësimin e dëmeve në bujqësi është shumë herët të flitet , një pasqyrë më të qartë do ta kemi në muajin mars,ku edhe do të dalim me të dhënat statistikore të dëmeve nga fatkeqsitë elementare” deklaroi ai, dhe shtoi se dyshon në dëme shumë mëm të mëdha se sa mendohet.