Opinion Më shumë

Gani Karamanaga: In memoriam – Dr. Myrto (Sulejman) Salaj

Prej tvteuta14:02, 4 Dhjetor 2018

In memoriam

Dr. Myrto (Sylejman) Salaj

Mjeku i vendlindjes

 

Të hënen me 3 dhjetor u hap lajmi për largimin nga jeta e Dr. Myrto Salaj. Ka qenë  i lindur më 1946 në Katërkollë. Shkollën fillore e ka mbaruar (1960) në Katërkollë, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë (1964) në Cetinë.

Prej Ulqinit në vitin 1960 në  shkollën e mesme për infermieri në Cetinë u regjistruan : Sabahete Çapuni, Vjekosllava Nikolaidis,  Ljubica Merluci, Daut Gjoni, Myrto Salaj dhe Gani Karamanaga.

Mjekësinë e ka studiuar dhe mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, në vitin 1974. Pas mbarimit të stazhit të mjekut praktikant ka punuar mjek i praktikës së përgjithshme në Katërkollë, nga viti 1975 deri në vitin 1981.

Gjatë kohës dhe pas tërmetit 1979, i cili e ka goditur komunën e Ulqinit, pandërprerë ka qenë në terrenin e Katërkollës dhe ka ofruar ndihmën e duhur shëndetësore popullatës së rrezikuar.

Në Institutin për Mjekësinë e Punës në Beograd e ka specializuar mjekësinë e punës. Specializimin e ka mbaruar në Institutin e përmendur, në vitin 1984.

Nga viti 1984 punon pandërprerë si specialist në Dispanserinë për Mjekësinë e Punës në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin.

Ai është i pari specialist i mjekësisë së punës në komunën e Ulqinit.

Kështu dr. Myrto Salaj tërë jetën dhe punën në mjekësi  ia kushtoj vendlindjes së tij.

I takonte gjeneratës së mesme të mjekve nga Ulqini. Gjthmonë i qetë, i kushtuar të sëmurëve. Edhe kur ishim nxënës në Cetinë ka qenë i shoqëruar, sportist i mirë. Edhe në mjekësi, nuk e di se është zemëruar ndonjë herë, ishte shembull si duhet të ishte mjeku sipas betimit të Hipokratit.

Pas pensionit, në Katërkollë mbolli ullinjë të rinjë..Udhëtarët të cilët kalojnë atypari takohen me ullinjtë e Dr. Myrtos..

Myrtoja ishte shoku i jonë që nga fëmijëria.

Ngushëllimet tona i takojnë familjes së tij, farefisit e më gjërë.

 

 

  • 1

    Radio