Gandel: Ata që kanë qëndrime negative ndaj NATO dhe BE vështirë të ndryshojnë politikë
Prej tvteuta17:38, 18 Gusht 2023
Ambasadori i Sllovakisë në Mal të Zi, Boris Gandel, thotë se Sllovakia ndan shumë vlera me SHBA-në dhe Gjermaninë, të cilat së fundi dërguan një mesazh të qartë se qeveria e re duhet të përbëhet vetëm nga forcat pro-evropiane dhe euroatlantike dhe se ata shpesh kanë pikëpamje identike për disa çështje që lidhen me politikën ndërkombëtare.
Në një intervistë për portalin Standard, Gandel thekson se një nga arritjet e demokracisë janë zgjedhjet e lira parlamentare, ku qytetarët vendosin se cilat parti politike do të hyjnë në parlament dhe më pas negociojnë formimin e koalicionit qeverisës.
“Në të shumtën e rasteve, bashkëpunimi dakordohet nga parti që janë afër njëra-tjetrës si në aspektin programor ashtu edhe në aspektin e vlerave që promovojnë” – thekson Gandel dhe shton se përgjegjësia është e drejtuesve të këtyre partive dhe mbi të gjitha e mandatarit, i cili ështëi ngarkuar të formojë një koalicion që do të punojë për mirëqenien e vendit dhe qytetarëve të tij dhe për të përmbushur synimet strategjike të vendit.
Sipas tij, negociatat e deritanishme kanë treguar se në qeveri mund të ketë forca politike që vazhdimisht kanë pasur qëndrime negative ndaj NATO-s dhe BE-së, dhe se është e vështirë të pritet që ata të jenë realisht të interesuar për zbatimin e një politike pro-evropiane.