Aktuale Më shumë

Galliq dha dorëheqjen, nuk është më drejtor i Institutit për Shëndet Publik

Prej tvteuta13:55, 22 Nëntor 2023

Ish-drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Igor Galliq, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë.

“Pas tre vitesh rraskapitjeje mendore dhe fizike të shkaktuar nga pandemia e infeksionit COVID-19, po njoftoj opinionin se i kam dorëzuar Ministrit të Shëndetësisë dhe Kryeministrit dorëheqjen time si drejtor i Institutit për Shëndet Publik të Malit të Zi. ”, ka thënë Galliq.

Lidhur me pretendimet e mediave, ku përmenden diploma të falsifikuara, Galliq bëri të qartë se në thelb është kundër çdo lloj keqbërjeje dhe kërkoi që hetimet në këtë drejtim të vazhdojnë në të gjithë sistemin shtetëror.

“Shpresoj që me këtë akt të mbroj edhe integritetin e institucionit, nderin e familjes dhe reputacionin tim personal të fituar me mund. Ministrit të Shëndetësisë dhe Qeverisë së Malit të Zi i uroj punë të suksesshme dhe fat të mirë në mbrojtjen e shëndetit të popullatës së Malit të Zi me shpresë se do t’i përfundojnë proceset që do të rezultojnë me hyrjen e vendit në BE”, ka përfunduar Galliq.

  • 1

    Radio