Aktuale Më shumë

Futbollistët e “Sutjeskës” në përgatitjet në Ulqin, paralajmërojnë luftën për të fituar kupën e dyfishtë.

Prej tvteuta17:42, 24 Janar 2022

Futbollistët e kampionit malazez K.F “Sutjeska” kanë mbërritur për përgatitjet dimërore në komunën më jugore të Malit të Zi. Kjo skuadër e cila pjesën e parë të sezonit e mbylli me diferencë bindëse, si e para në tabelë me 8 pikë diferencë nga skuadra e K.F “Deçiqit”, do të qëndrojë disa ditë në Ulqin, kurse stërvitjet po zhvillohen në qendrën e futbollit “Çaushevic. “, drejtuar nga Milorad – Misha Causevic.

Trajneri i skuadrës, fytyrë e njohur për bashkëqytetarët tanë, Milija Savoviq, nuk e ka fshehur gëzimin për përfundimin me sukses të pjesës së parë të sezonit dhe për faktin se është kthyer në qytetin ku ka qëndruar. gati një vit.

Skuadra “Sutjeska” gjatë përgatitjeve në Ulqin do të përballet me skuadrat vendase. Të mërkurën do të luajë miqësore me K.F “Arsenalin” e Tivatit, një ditë më pas kundër K.F “Adria” nga Podgorica, ndërsa të premten më 28 janar do të luajë kundër K.F “Mornar” të Tivarit dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në fushat e “ Çausheviç”.

  • 1

    Radio