Sporti Më shumë

Futbollistat barazim, basketbollistat fitojnë

Prej tvteuta6 March 2017

Në ndeshjen e parë të pjesës së dytë të sezonit në Ligën e dytë malazeze të futbollit, skuadra e Otrant-Olimpik luajti barazim pa gola në Nikshiq ndaj skuadrës vendase të Çelikut. Basketbollistët nga ana tjetër shënuan një fitore të rëndësishme në transfertë duke mundur në sekondat e fundit ekipin e Danillovgradit 69-67, me një realizim për tre pikë të Llatkoviq. Ky  i fundit ishte edhe lojtari më efikas në skuadrën e qytetit tonë me 15 pikë , 11 kërcime dhe 6 asiste. U dalluan po ashtu edhe Milloviq me 15 dhe Jevriq me 11 pikë.