Sociale

Sociale Më shumë

Furgon dedikuar fëmijëve me pengesa në zhvillim

Prej tvteuta22 March 2017

Qendra Ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “ Sirena” në Ulqin,ka siguruar furgonin  për transport  dedikuar fëmijëve me pengesa në zhvillim. Drejtori i qendrës Bilal Alaj  , me ndërmjetësimin e z. Byl Llolla nga Rashtisha, realizuan një projekt madhor dhe të domosdoshëm për këtë institucion. Bashkëvendasit nga Komuna e Ulqinit që punojnë dhe veprojnë në Gjermani me kontributin e tyre kanë mundësuar blerjen e furgonit special. “Byl Llolla ka kontaktuar me 48 individ në Gjermani të cilët kanë grumbulluar një donacion në vlerë prej 5.960,00 €. Me këto të holla është blerë furgoni dedikuar kategorisë së fëmijëve në fjalë dhe është paguar dogana në vlerë prej 437,00 €. Si cdo herë i gatshëm për të kontribuar duke u gjetur pranë këtijë institucioni në cdo moment,  z. Muslim Llolla bashkë me kryetarin e Biznis Klubit Ana e Malit, z. Kabil Kurtin realizojnë servisimin e furgonit në vlerë prej 850,00 €. Ndërkaq  Auto servisi  Kliko’s me pronar z. Predrag Klikovac , kontribon duke regjistruar  furgonin falas”, shprehet drejtori Alaj për televizionin Teuta.