Ekonomi

Aktuale Më shumë

Fuqia blerëse në Mal të Zi, 48% e mesatares së BE. E dyta në rajon pas Kroacisë

Prej tvteuta17 December 2022

Produkti i brendshëm bruto (PBB) për banor, sipas standardit të fuqisë blerëse, në Mal të Zi vitin e kaluar ishte 48 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian (BE), sipas të dhënave përfundimtare të Eurostat. Monstat njoftoi se nga vendet anëtare të BE-së, PBB-ja më e lartë për banor, sipas standardit të fuqisë blerëse, u regjistrua në Luksemburg, niveli i të cilit është më shumë se dy herë e gjysmë më i lartë se mesatarja e BE-së dhe është 268 për qind e mesatares evropiane. Bullgaria është në nivelin më të ulët me 57 për qind të mesatares së BE-së. Ndër vendet e rajonit, Kroacia fuqinë blerëse më të lartë në rajon, e cila është 70 për qind e mesatares së BE-së, ndërsa Mali i Zi është në vendin e dytë me 48 për qind. Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë në nivelin e 44 për qind dhe 42 për qind të mesatares evropiane, Bosnja dhe Hercegovina (BiH) në 33 për qind dhe Shqipëria në 32 për qind të mesatares europiane.