FUNDI I SINJALIT MË 17 QERSHOR
Prej tvteuta12:16, 3 Qershor 2015
Emetimi i sinjalit analog të TV në Mal të Zi do të pushojë më 17 qershor dhe kështu edhe zyrtarisht do të përfundojë procesi i digjitalizimit. Me kalimin në sinjalin digjital tokësor, Mali i Zi do tu bashkohet shteteve të rajonit, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Kroacisë të cilat e kanë përfunduar këtë proces si dhe Serbisë e cila kalimin në sinjalin digjital e ka paralajmëruar për me 7 qershor.