Aktuale Më shumë

Fundi i muajit, praktikantët ende pa pagë

Prej tvteuta14:16, 28 Shtator 2022

Për shkak të ndërprejes së punës të Portalit eUprava, e cili u shkaktua nga sulmet e hakerëve në sistemin informativ të Malit të Zi, përdoruesit e Programit të Trajnimit Profesional ende nuk e kanë marrë kompensimin e muajit gusht, njoftoi Ministria e Arsimit për Portalin RTMZ.

“Ministria e Administratës Publike është përgjegjëse për funksionimin e Portalit eUprava, e cila po punon për ngritjen e një sistemi në mënyrë që të paguhen sa më shpejt përfituesit dhe të fillojë pa probleme cikli i ri i Programit të Trajnimit Profesional. “, thekson Ministria.

Përveç Ministrisë së Arsimit, në zbatimin e Programit janë përfshirë edhe Ministria e Administratës Publike, Drejtoria për Burime Njerëzore dhe Instituti i Punësimit të Malit të Zi.

“Programi i aftësimit profesional për personat me arsim të lartë, në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore, zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike. Qeveria e Malit të Zi, në seancën e 15 shtatorit 2022, ka shtyrë fillimin e zbatimit të Programit për vitin 2022/2023 deri në momentin e krijimit të një mjedisi të sigurt të IT-së, në mënyrë që aplikimet e punëdhënësve dhe përdoruesve në Program të vazhdojnë pa probleme dhe të sigurta”, shtoi Miomir Vojinoviq nga ky departament.

 

  • 1

    Radio