Ftesë për kryerjen e praktikës në organet shtetërore dhe në administratatë lokale

Prej tvteuta12:18, 17 Tetor 2019

Drejtoria për kuadro ka shpallur ftesën publike për studentët e viteve përfundimtare për kryerjen e praktikës në organet shtetërore dhe në organet e administratave publike. Me qëllim të arritjes të njohurive dhe shkathtësive praktike nga disa fusha të caktuara dhe në pajtim me masën nga plani i optimizmit të administratës publike të Malit të Zi, të vitit 2018-2020, në periudhën prej 1 nëntorit të vitit 2019 deri me 1 mars të vitit 2020, studentëve të viteve përfundimtare të studimit do tu mundësohet kryerja e praktikës në organet shtetërore dhe në organet  e administratës lokale.

Për kryerjen e praktikës, nuk janë paraparë kompensime në të holla. Studentët e interesuar të viteve përfundimtare të studimit fletëparaqitjet i dorëzojnë në drejtorinë për kuadro, deri me 1 nëntor të këtij viti. Së bashku me fletëparaqitjen, studentët duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga institucioni arsimor në të cilën theksohet viti i studimit dhe sfera e edukimit.

  • 1

    Radio