Ftesa në NATO kurorë e përpjekjeve dhe reformave disa vjeçare
Prej tvteuta3 December 2015
Ftesa Malit të Zi për anëtarësim në NATO është kurorë e përpjekjeve disa vjeçare shtetërore dhe e reformave gjithëpërfshirëse të filluara në vitin 2006, ka vlerësuar kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai me rastin ftesës për anëtarësim në aleancë ka organizuar në vilën “Gorica” koktej për anëtarët e korit diplomatik, të qeverisë, të Këshillit për anëtarësim në NATO dhe të ekipit koordinues për implementimin e strategjisë komunikuese si dhe të OJQ-ve të cilat merren me integrimet euro atlantike. Gjukanoviq ka vlerësuar se data e sotme është ditë historike për Malin e Zi, më e rëndësishmja pas referendumit të vitit 2006. Mali i Zi hynë në rrethin ekskluziv të vendeve të cilat janë sinonim i vlerave më të mira të civilizimit bashkëkohor ka theksuar Gjukanoviq. Sipas fjalëve të tij ftesa është rezultat i punës serioze në realizimin e qëllimeve strategjike të politikës shtetërore, anëtarësimi i potë në NATO dhe në UE.