Frontit Demokratik i pengojnë flamujt shqiptar në pritjen e Metës
Prej tvteuta10:27, 21 Janar 2019
Pritja e një presidenti t të huaj me flamujt e shtetit që i përket është diçka normale dhe bën pjesë në protokoll, por kur bëhet fjalë për Frontin Demokratik kjo është diçka e papranueshme, sidomos kur bëhet fjalë për atë shqiptar. Nga ky subjekt anjëherë nuk kanë reaguar kur janë vendosur flamujt e shteteve të tjera, por kanë reaguar me rastin e vendosjes së flamujve shqiptar për pritjen e presidentit Ilir Meta. Degjenerimi në vazhdim i këtij subjekti politik kohët e fundit ka kaluar thuajse plotësisht në sferën antishqiptare, sidomos pas publikimeve të anketimeve që tregojnë rënien e popullaritetit politik që ato kanë në popull.