Fronti nuk heq dorë nga protestat
Prej tvteuta22 June 2017
Zyrtari i Frontit Demokratik Millutin Gjukanoviq, ka deklaruar për gazetën Dan se është gjë e mirë që opozita bojkoton Kuvendin, por duhet menduar edhe për veprime të tjera, duke përfshirë edhe protestat. Gjukanoviq po ashtu propozon krijimin e qeverisë në hije dhe forma të tjera të presionit ndaj pushtetit. Sipas tij, bojoti i Kuvendit nuk është duke u treguar i mjaftueshëm , prandaj organizimi i protestave është diçka e domosdoshme.