Aktuale Më shumë

Fronti Demokratik: Zgjidhja të kërkohet brenda shumicës parlamentare

Prej tvteuta12:18, 26 Janar 2022

Kryetari i Demokracisë së Re Serbe , Andrija Mandiq dhe ai i PDP Millan Knezheviq kanë biseduar mbrëmë me kryetarin e URA-s Dritan Abazoviq dhe i kanë dhënë mesazhe të qarta për tejkalimin e krizës aktuale dhe qëndrimin e tyre të pandryshuar se do ta votojnë shkarkimin e tij, iniciuar nga Zdravko Krivokapiq.

Mandiq dhe Milan Knezheviq i kërkuan Abazoviq që të respektojë vullnetin elektoral të shprehur në zgjedhjet e 30 gushtit dhe se vetëm brenda shumicës aktuale parlamentare mund të kërkohet një zgjidhje e re e qëndrueshme.

Kryetari i URA-s, sipas tyre, u tha drejtuesve të FD-së se situata aktuale në qeverisjen aktuale është e paqëndrueshme dhe se kjo qeveri do të largohet dhe se ka mirëkuptim të plotë për qëndrimin e FD-së që do të votojë për shkarkimin e tij.

Abazoviq po ashtu dëshiron vazhdimin e bisedimeve, duke kërkuar zgjidhjet më të mira për qeverinë e re, në radhë të parë brenda shumicës ekzistuese parlamentare dhe se ai do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të arritur një marrëveshje.

FD do të vazhdojë bisedimet me të gjitha subjektet e tjera të mazhorancës aktuale parlamentare për të ndalur çdo mundësi të kthimit të PDS-së me një bisedë të sinqertë dhe një marrëveshje të re”, thuhet nga ky grupim politik.

  • 1

    Radio