Politikë Më shumë

Fronti Demokratik nesër organizon marshim protestues

Prej tvteuta15:41, 23 Tetor 2017

Nga Fronti Demokratik kanë lajmëruar se nesër me 24 tetor do të organizojnë marshim protestues, në shenjë përkujtimi të 24 tetorit të vitit të kaluar, dhe u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve liridashës që ti bashkohen këtij marshimi.

Zyrtari i këtij subjekti politik, Sllaven Radunoviq, ka sqaruar se marshimi ka për qëllim përkujtimin e torturës policore dhe se qytetarëve do tu drejtohen pikërisht viktimat e kësaj torture. Marshimi do të fillojnë në orën 19.00 përballë Kuvendit të Malit të Zi, dhe nga organizatorët është kumtuar se ai është lajmëruar sipas ligjit.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio