Fronti Demokratik kërkon heqjen e sanksioneve Rusisë
Prej tvteuta15:29, 3 Qershor 2017
Zyrtarët e Frontit Demokratik kanë njoftuar se në kuvendet lokale të secilit qytet në Mal të Zi do të iniciojnë miratimin e Deklaratës me të cilën kërkohet që Rusisë të hiqen sanksionet që i ka vendosur Mali i Zi.
Këtë deklaratë fillimisht e ka propozuar shoqata e miqësisë së popujve sllav “Sllovenski Most”. Nga Fronti thonë se vendimi i Malit të Zi për ti vënë sanksione Rusisë është kundër vullnetit të shumicës së popullsisë dhe ka sjellur dëme të mëdha për vendin. Me këtë iniciativë, thonë nga Fronti Demokratik, ato dëshmojnë vazhdiminë e politikës së tyre e cila është e bazuar në marrëdhëne të mira popujt miq dhe aleatët historik.