Politikë Më shumë

Fronti Demokratik kërcënon ti vërë flakën Kuvendit nëse votohet ligji për liritë fetare

Prej tvteuta16:15, 19 Dhjetor 2019

Liderët e Frontit Demokratik përsëri kanë kërcënuar me masa ekstreme nëse ligji për liritë fetare hidhet për votim në Kuvendin e Malit të Zi. Njëri prej tyre, Millan Knezheviq, ka deklaruar se nëse nevojitet do të vëjnë flakën Kuvendit dhe të digjen brenda nëse ai ligj votohet. Për këtë temë ka pasur përplasje edhe në orën e kryeministrit, ku ky i fundit siguroi se ligji nuk ka për qëllim nacionalizimin e pasurisë së kishave. Edhe përfaqësues të Kishës ortodokse serbe nuk kanë ngurruar të shprehen kundër këtij ligji , i cili sipas tyre është përpiluar me qëllim kundër kësaj bashkësie fetare.

  • 1

    Radio