Fronti Demokratik dyshohet për pastrim parash
Prej tvteuta5 May 2017

Prokuroria speciale ka filluar hetimet për pastrim të mundshëm parash nga organizata politike Fronti Demokratik gjatë vitit të kaluar, shkruan gazeta Pobjeda. Siaps të dhënave paraprake, dyshohet se nëpërmes pagesave në formë të donacioneve nga antarët e këtij grupacioni dhe subjekte of shore nga vende të huaja në adresë të kompanive në Mal të Zi, janë pastruar rreth 5 milionë euro. Mendohet se këto para janë përdorur për pagesën e aktivistëve të këtij grupacioni politik në zgjedhjet e kaluara. Nuk dihet se nga ku kanë ardhur këto shuma parash por dyshimi bie mbi biznesmenët e ndryshëm rus dhe oprganizatat anti NATO, të cilët edhe më herët nuk kanë ngurruar të financojnë aktivitete të tilla.