Rajoni/Bota Më shumë

Frikë nga përhapja e Omicron, OBSH: Anuloni eventet festive

Prej tvteuta09:08, 21 Dhjetor 2021

Miliona evropianë shpresojnë të kenë një fundjavë festive mes familjes dhe miqve, por për të dytin vit me radhë kujdesi duhet të jetë maksimal.

Në kohën kur po rritet numri i të infektuarve me variantin Omicron, OBSH rekomandon që të anulohen të gjitha eventet festive. Është një mesazh që nuk do të donit ta dëgjoni.

“Të gjithë jemi të lodhur nga kjo pandemi. Të gjithë ne duam të kalojmë kohë me miqtë dhe familjen. Por një event i anuluar është më mirë sesa një jetë e humbur.  Është më mirë të anulojmë tani dhe të festojmë më vonë. Askush nuk dëshiron të jetë sërish këtu pas 12 muajsh”, u shpreh Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

  • 1

    Radio