Politikë Më shumë

Fridom House publikon raportin: Mali i Zi nuk është vend demokratik

Prej tvteuta11:06, 7 Maj 2020

Në raportin më të fundit të titulluar “Vendet në tranzicion”, të organizatës Fridom House, e cila merret me hulumtimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën, Mali i Zi dhe Serbia e kanë humbur statusin e vendeve me demokraci pjesërisht të konsoliduar. Në raportin e zakonshëm vjetor, kjo organizatë këto dy vende i ka kthyer një hap mbrapa, në atë të vendeve me regjime hibride.  Ky status u jepet vendeve që kanë institucione të dobëta dhe ku ekzistojnë sfida në mbrojtjen e të drejtave qytetare. Hulumtuesi i kësaj organizate, Majkl Smelcer, ka theksuar se kur bëhet fjalë për Malin e Zi, problemi kryesor qëndron në sistmem gjygjsor të vendit, tek i cili po vërehen trende negative dhe mungesë e theksuar e pavarsisë institucionale. Problem tjetër përbën edhe bojkoti i Kuvendit nga opozita pas ngjarjeve të ndodhura në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016. Në raportin e ri të kësaj organizate vlerësohen përparimet e arritura në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku Kosova është vendi i vetëm me përparime konstante në 5 vitet e fundit, përkundër Serbisë e cila gjatë kësaj periudhe ka pasur drejtim të kundërt. Me hapin mbrapa të Malit të Zi dhe Serbisë, tani të gjitha vendet e rajonit gjenden në grupin e regjimeve hibride. Përjashtim përbën vetëm Kroacia e cila vazhdon të jetë demokraci pjesërisht  e konsoliduar. Në raport theksohen edhe ndikimet negative të Rusisë dhe Kinës, të cilët me angazhimet e tyre kërkojnë të zgjerojnë sferën e e ndikimit, duke përkrahur regjimet autoritare.

  • 1

    Radio