Aktuale Më shumë

Franca merr kryesimin e BE-së

Prej tvteuta14:18, 1 Janar 2022

Franca më 1 janar merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një Evropë më të fortë, sovrane dhe të bashkuar. Macron për një kohë të gjatë ka kërkuar që BE-ja të jetë fuqi më e fortë botërore, teksa ka kërkuar që 27 shtetet e bllokut të jenë më të bashkuara. Një prej propozimeve të Francës është që të rritet “sovraniteti strategjik” i bllokut evropian, që do ta lejonte të vepronte më e pavarur nga Shtetet e Bashkuara kur është në interesin e BE-së.

Macron po ashtu dëshiron që të avancojë përparimin në kapacitetet e përbashkëta të mbrojtjes, në mënyrë që BE-ja të mos varet nga siguria e SHBA-së. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë thënë se “sovraniteti strategjik” dhe projektet e mbrojtjes nuk janë zëvendësues të Aleancës Veri-Atlantike (NATO). Franca po ashtu dëshiron që gjatë udhëheqjes së presidencës së BE-së të rrisë koordinimin në mesin e shteteve anëtare mbi çështjen e migrimit, përfshirë edhe zhvillimin e një force emergjente, që do t’i përgjigjej krizave në kufijtë e jashtëm të bllokut.

  • 1

    Radio