Politikë Më shumë

Franca ka bllokuar hapjen e kapitujve me Malin e Zi dhe Serbinë?

Prej tvteuta09:59, 25 Tetor 2019

Franca si duket jo vetëm ka refuzuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe hapjen e kapitujve të tjerë me Malin e Zi dhe Serbinë. Këtë në një emision televiziv e ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sipas të cilit vendet anëtare të BE-së kundër hapjes së negociatave kanë qenë edhe Danimarka dhe Holanda. Sipas Ramës, arsyet për këtë nuk kanë të bëjnë me reformat e këtyre vendeve, por me një qasje tjetër që Franca ka ndaj politikave të zgjerimit.

  • 1

    Radio