Aktuale Më shumë

“Forumi Shqiptar” do të jetë pjesë e qeverisë. Gjeloshaj: Programi ynë është pranuar

Prej tvteuta10:25, 23 Gusht 2023

Forumi Shqiptar  ka pranuar të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, bëri të ditur bartësi i listës së këtij koalicioni Nik Gjeloshaj.

“Gjatë negociatave, Forumi Shqiptar arriti që të pranohet programin e tij sipas të cilit do të kemi decentralizim, pikat e basteve dhe kazinotë do të vendosen në një sistem krejtësisht të ndryshëm nga ai që janë deri sa të mbyllen plotësisht, ndërsa qytetarët do të përfitojnë pensionin e pleqërisë”, tha Gjeloshaj.

Ai tha gjithashtu se Forumi Shqiptar në qeveri do të marrë postin e zëvendëskryeministrit për investimet kapitale dhe Ministrinë e Administratës Publike. “Si gjithmonë, ne do të punojmë në interes të qytetarëve, për të përmirësuar programin tonë, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe popujve, dhe veçanërisht zhvillimin ekonomik të tyre”, tha Gjeloshaj.

  • 1

    Radio