Aktuale Më shumë

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar zhvilloi një vizitë në Komunën e Ulqinit

Prej tvteuta18:13, 24 Janar 2023

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar zhvilloi një vizitë në Komunën e Ulqinit. Ishte ky një takim i rëndësishëm ekonomik duke qënë se Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar është formacion i cili hulumton dhe vepron në të gjitha trojet shqiptare, duke qënë se nevoja e bashkëpunimit të ndërsjellët është e madhe.

Ky takim u organizuar nga njëri nga anëtarët e Bordit Drejtues Nazif Cungu, ndërsa u pritën nga kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpuntorët e tij.

Ishte një takim konsultativ në të cilin përfaqësuesit prezent të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar morën informatat mbi projektet që ka Komuna e Ulqinit për investime.

Kryetari i Bordit Drejtues të FEMSH, Nagib Fejzi për Televizionin Teuta bëri të ditur se janë shpalosur disa projekte për të cilat Forumi ka shumë interes që të mbështesë Komunën e Ulqinit në zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga ana e Komunës së Ulqinit u bë edhe prezantimi i projektit ideorë në lokacionin e Mavrianit. Të pranishmit diskutuan mbi projektet e paraqitura si dhe mbi mundësitë reale në implementimin e tyre.

Anëtari i Bordit Drejtues Nazif Cungu, tha se këto janë hapa pozitive që në të ardhmen në komunën e Ulqinit të bëhen reale investimet kapitale.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari gjithashtu e vlerësoj shumë pozitiv këtë takim, duke besuar në dëshirën e investitorëve por edhe për mundësit që ofron Komuna e Ulqinit për ta.

Në kuadër të këtij qëndrimi në Ulqin u zhvillua edhe një vizit tek varri i Imer Prirenit, ku vendos një kurorë me lule.

Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2019 dhe vepron në hapësirën mbarëshqiptare. Fushat e veprimtarisë së Forumit shtrinë aktivitetet e tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, si dhe në Diasporë. Qëllimi i tij është heqja e barrierave tregtare si dhe investime në disa zona në hapësirën mbarëkombëtare.

 

  • 1

    Radio