Politikë Më shumë

Forumet rinore të partive dërgojnë letër të përbashkët

Prej tvteuta11:08, 30 Janar 2017

Forumet rinore të disa prej partive politke në Mal të Zi kanë u dërguar letër të përbashkët forumeve rinore të partive politike në Maqedoni, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Kroaci, me të ciën kanë bërë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim në kapërcimin e mosmarrveshjeve në mes vendeve të rajonit.

“Ngjarjet e fundit dhe trazirat në rajon janë vetëm një nga arsyet që në marrëveshjet për stabilizimin dhe normalizimin e marrëdhënieve në këto vende të përfshihen të gjithë aktorët dhe organizatat politike dhe sociale. Marrëveshja, e cila do të kapërcejë ndarjet partiake është një parakusht i domosdoshëm për vendosjen e marrëdhënieve të sinqerta dhe të shëndetshme në rajon. Në këto momente krize në  marrëdhëniet në mes vendeve tona,  mirëkuptimi është ajo çka na nevojitet të gjithëve.” , thuhet në mes tjerash në letrën e forumeve rinore të nënshkruar nga kryetarët e  Partisë Demokratike të Socialistëve, Lëvizjes Qytetare URA, Partisë Liberale, Partisë Socialdemokrate, Iniciativës Qytetare Kroate, Partisë Boshnjake dhe Forcës së Re Demokratike.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio