Aktuale Më shumë

Formula 1 vazhdon kontratën me “Grand Prixin” e Singaporit

Prej tvteuta17:43, 28 Janar 2022

Formula 1 ka vazhduar kontratën edhe për shtatë vjet të tjera me “Grand Prixin” e Singaporit.

Në komunikatën për media në sajtin e vet, Formula 1 ka shkruar se ka arritur marrëveshje që të vazhdojnë garat në pistën “Marina Bay” deri në vitin 2028.

Singapori e mbajti garën e parë në Formula 1 në mbrëmje në vitin 2008 dhe kjo garë ka qenë shumë e popullarizuar.

Në dy edicionet e fundit në këtë vend nuk janë mbajtur garat për shkak të koronavirusit.

Në këtë vit, “Grand Prixi” i Singaporit do të mbahet më 2 tetor, ndërsa “Grand Prixi” i Japonisë do të organizohet një javë më vonë.

Sezoni i ri i Formula 1 nis më 20 mars me “Grand Prixin” e Bahrejnit.

Sivjet do të organizohen 23 gara gjithsej në Formula 1.

  • 1

    Radio