Aktuale Më shumë

Formohet OJQ “Teatri Teuta”

Prej tvteuta10:04, 30 Nëntor 2016

Në Ulqin është themeluar organizata joqeveritare “Teatri Teuta” , e cila synon që publikut të qytetit ti sjellë aktivitetet aq të munguara kultuorore . Kjo organizatë ishte iniciativë e disa individëve, të cilët me datë 18.shtator.2016. në mbledhjen e kryesisë kanë nënshkruar Aktin e themelimit dhe Statutin për themelimin e organizatës joqeveritare, të cilin e ka aprovuar Ministria e Punëve të Brendëshme e Malit të Zi.

Në kuadër të teatrit do të punojë staf profesionist i përbërë nga regjisorë, skenografë dhe kostumografë, si dhe aktorë të diplomuar, të cilët për publikun vendas dhe të huaj do të sjellin shfaqe kombëtare dhe ndërkombëtare të zhanreve të ndryshme. Qëllimi i kësaj organizate joqeveritare është të ringjallë jetën teatrale të Ulqinit dhe që brezat e rinj të rriten në frymën artistike. Nuk do të mungojnë shfaqjet teatrale për fëmijë, por edhe për të rritur, thuhet nga kjo organizatë.

 

  • 1

    Radio