Politikë

Aktuale Më shumë

Formohet koalicioni islamik kundër terrorizmit

Prej tvteuta15 December 2015

Arabia Saudite formoi një koalicion islamik antiterrorist prej 34 vendesh duke përfshirë Egjiptin, Turqinë, Pakistanin dhe Senegalin, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve Spa që publikoi një listë të këtyre vendeve duke mos përfshirë Iranin dhe Irakun. “Ky koalicion, i drejtuar nga Arabia Saudite, do të pajiset me një qendër komandimi të vendosur në Riad për të mbështetur operacionet ushtarake të luftës kundër terrorizmit”, shtoi agjencia e lajmeve. Ky koalicion dëshmon shqetësimin e botës arabe për të luftuar terrorizmin dhe për tëqenë një partner në luftën botërore kundërkëtij kataklizmi”, deklaroi princi i ardhshëm trashëgimtar dhe ministri saudit i Mbrojtjes, Mohamed Ben Salmane, në një konferencë shtypi.