Forca uron Vitin e Ri 2020
Prej tvteuta15:36, 31 Dhjetor 2019
Mesazh urimi me rastin e ndërrimit të viteve kanë dërguar edhe nga Forca e Re Demokratike. “Po largohemi nga viti 2019 i cili kishte momente të rëndësishme por edhe mjaft sfiduese. Jemi të gatshëm për detyra të reja, qëllime dhe dëshira ku shpresojmë se të gjithë së bashku ti realizojmë. Prandaj në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, te gjithëve ju uroj që viti 2020 të jetë një vitë sa më i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë.  Fat dhe mbarësi në familjet tuaja!, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari i këtij subjekti Nazif Cungu.