Aktuale Më shumë

FORCA uron 7 Marsin

Prej tvteuta14:03, 7 Mars 2022

URIME 7 MARSI – DITA E MËSUESIT

 

Të nderuar e të respektuar mësues dhe mësuese,

 

Në këtë ditë ju nderojmë për punën dhe kontributin tuaj të madh që keni dhënë, jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe, që na e lanë amanet të parët dhe detyra jonë është ta përcjellim të pastër tek brezat e ardhshëm.

Sot mbushen 135 vjet nga dita e themelimit te Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës, me të cilën u shënua një kthesë e madhe në historinë e popullit shqiptar. Kjo datë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme politike dhe kulturore në historinë e arsimit kombëtar shqiptar, pa harruar sakrificën dhe mundin e të parëve tanë për të pasur shkollim në gjuhën shqipe.

Në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim, kam nderin të përgëzoj mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit shqip në Malin e Zi për punën e tyre të shenjë në edukimin e brezave të rinj.

7 Marsi – Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqiptare. Mësuesit shqiptar në çdo kohë kanë qenë jo vetëm mësues, por në rradhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emancipuar që nuk kursyen asgjë për dije, edukatë, kulturë dhe vetëdije kombëtare.

 

 

Kryetar
Genci Nimanbegu

  • 1

    Radio