Aktuale Më shumë

Forca uron 28 Nëntorin

Prej tvteuta16:13, 28 Nëntor 2022

Gëzuar 28 Nëntori
Dita e Flamurit dhe 110 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë

 

Të nderuar bashkëkombës,

Festat e Nëntorit janë festat e krenarisë tonë kombëtare, datë e bekuar dhe ngjarje më e rëndësishme për kombin tonë.

Sot festojmë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 110 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ditë na kujton sakrificën e shumë brezave që punuan me zell për të mbajtur gjallë indin tonë kombëtar në periudha të caktuara dhe për t’i sjell kombit shqiptar lirinë dhe pavarësinë e plotë.

Në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim, Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që veprojnë gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, me qëllimin e vetëm që të punojmë me përgjegjësi dhe vetëdije kombëtare për të ardhmen e atdheut tonë.

Një datë e tillë na kujton mençurinë, urtësinë dhe sakrificat e mëdha që sollën lirinë e pavarësinë e kombit shqiptar. Andaj për ne Shqiptarët autoktonë në Mal të Zi duhet të na shërbejë për të forcuar unitetin mes nesh dhe për të punuar me bashkërendim, nder e përgjegjësi ndaj popullit shqiptar.

 

Gëzuar!

Genci Nimanbegu
Kryetar i Forcës së Re Demokratike
Deputet në Kuvendit e Malit të Zi

  • 1

    Radio