Politikë

Politikë Më shumë

Forca uron 11-vjetorin e Pavarsisë së Kosovës

Prej tvteuta16 February 2019

Forca e Re Demokratike i ka dërguar mesazhe urimi presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli, me rastin e 11 vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Kosovës. “Qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe mbarë populli shqiptar, sidomos shqiptarët në Mal të Zi, çdoherë kujtojmë vitet e mundimshme të popullit të Kosovës , i cili për liri dhe pavarsi sakrifikoi shumë. Sot, pas 11 vitesh, Republika e Kosovës ka krijuar një ecuri të mirëfilltë duke u njohur nga shumë vende të botës. Urojmë që strategjia e zhvillimit të një Kosove demokratike të jetë sa më afër liberalizimit të vizave dhe integrimeve euroatlantike.”, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari Nazif Cungu.