Aktuale Më shumë

Forca u dërgon shkresë ministrive përkatëse: Fëmijët nga Kosova të lejohet të hyjnë me certifikatën e lindjes

Prej tvteuta16:35, 29 Qershor 2022

Për çdo vit shtetasit  e Kosovës që duan të hyjnë në Mal të Zi me fëmijët e tyre, përballen me problem të njëjtë; ndalimin e hyrjes për fëmijët me certifikatën e llindjes. Vitet e kaluar kjo është zgjidhur me vendim të posaçëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por këtë vit nuk është bërë asnjë hap në atë drejtim. Nga Forca e Re Demokratike për këtë problem i kanë dërguar shkresë ministrisë së brendhsme dhe të jashtme.

“Sezoni turistik 2022 ka filluar dhe kërkesa e turistëve/vizitorëve për të kaluar pushimet verore në komunën e Ulqinit dita-ditës është duke u rritur.  Duke u bazuar në praksën e lehtësimit dhe mirëkuptimit të viteve të kaluar ku fëmijëve nga e Republikës së Kosovës i’u është mundësuar lejimi i hyrjes në Mal të Zi me çertifikatë lindje, apelojmë që praksa e viteve të kaluara të rivendoset sa më të shpejt për këtë periudhë të vitit.

Kjo kërkesë dhe praksë e rivendosjes së lehtësisë për kalim kufitar bazohet tek fakti i mos dëmtimit por i mbarëvajtjes së sezonit turistik, nga e cila varet drejtpërdrejt ekonomia e qytetarëve të Ulqinit.

Shprehim konsideratën që vendimi për lehtësim të merret në afat shumë të shpejt brenda kornizave ligjore dhe demokratike, duke pasur në vëmendje ekonominë e qytetarëve të cilët ndikohen drejtpërdrejt nga mbarëvajtja e suksesshme e sezonit turistik.”, thuhet në letrën e Forcës së Re Demokratike.

  • 1

    Radio