Aktuale Më shumë

Forca: Të menjanohen pengesat për realizimin e investimeve në ujësjellës dhe kanalizim

Prej tvteuta17:47, 22 Qershor 2020

Kumtesë për media nga Forca e Re Demokratike

Prej disa gazetarëve në vazhdimësi kemi pas pyetje në lidhje me mjetet kreditore për ujësjellës dhe kanalizim për Komunen e Ulqinit të siguruara prej Bankës Europiane për Investime si dhe prej Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).
Për këtë arsye kemi organizuar këtë konferencë për media, që të njoftojmë opinionin e gjërë me njohuritë tona për këtë çështje.
Me qellim të rritjes së investimeve në infrastrukturën e përgjithshme, Qeveria e Malit të Zi ka themeluar një agjensi me emër “VODACOM”, e cila ka për detyrë të përcjellë të gjitha aktivitetet në lidhje me tërheqen dhe investimin e mjeteve financiare të cilat i ofron Banka Gjermane për Zhvillim (KfW).
Ulqini është Komuna e fundit bregdetare në Mal të Zi e cila është përfshirë në këtë Agjensi në fund të vitit 2011 (përveç qytetit të Budvës që nuk është antare). Prej KfW-së deri tani Mali i Zi ka tërhequr rreth 300,o mln EUR për investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në komunat bregdetare: H.Novi, Tivat, Kotorr, Tivar dhe Ulqin.
Me antarësimin e Komunës së Ulqinit në “VODACOM”, filluan edhe përgatitjet për investime kapitale në bazë të studimit të fizibilitetit për ujësjellës e kanalizim në tërë Komunën e Ulqinit, me të cilin është paraparë që duhet të investohet në mënyrë graduale 126,o mln. EUR në tri faza.
Pra, me realizimin e këtyre investimeve do të sigurohej një stabilitet i furnizimit me ujë të pishem dhe rregullimin e sistemit të ujrave të zeza si dhe atyre atmosferike për disa dekada.
Realizimi i këtij projekti është i rëndesishem edhe për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në Fushë të Ulqinit dhe përmiresimin e gjendjes së Porta Milenës mbi 50%. Pra për ambjentin dhe cilësinë e shëndetit të qytetarëve tanë.
Këto projekte përbënin një ndër investimet më të rëndësishme serioze në infrastrukturën e Komunës së Ulqinit të bëra ndonjëherë.
Këto investime do të përmirësonin cilësinë e shërbimeve jetike për qytetarët dhe do të krijonin parakushtet për investime masive të cilat do të hapnin vende të reja të punës.
Futja e këtyre mjeteve financiare dhe zbatimi i projekteve duke përfshirë në punë qytetarë dhe kompani lokale ulqinake do të përbënte edhe një nxitje të konsiderueshme ekonomike.
Vetëm fal këtyre investimeve do të sigurohej infrastruktura e duhur që do të mundësonte shfrytëzimin optimal të potencialit të jashtëzakonshëm turistik që ka Ulqini.
I gjithë ky projekt është bërë me transparencë dhe profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me partnerë serioz si Banka për Investime Evropiane, Banka Gjermane për Zhvillim, Ministria e Turizmit dhe Ministria e Financave.
Sot jemi me 22 qershor 2020 dhe mund të konstatojmë se:
Mjetet finaciare janë siguruar, projektet janë përfunduar, tenderët janë mbyll, ndërsa investimet nuk fillojnë.
Unë jam këtu për të çuar alarmin që këto investime shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të komunës sonë nuk po zbatohen.
Mos fillimi i këtyre investimeve përbën një kosto të jashtëzakonshme oportune për komunën e Ulqinit.
Bëhet fjalë për 25 milionë euro të cilat jo vetëm do të përmirësonin përfundimisht çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm dhe rregullimin e ujërave atmosferike dhe ujërave të zeza, por edhe do të jepnin një stimulancë të fuqishme ekonomisë së komunës sonë.
Do të hapte shumë vende pune dhe do të tërhiqte investime të reja serioze në turizëm.
Së shpejti Komunës së Ulqinit i nisin obligimet ndërkohë që projekti ende ska filluar.
Prandaj, unë i bëj thirrje institucioneve të komunës që të angazhohen sa më shpejt për të vënë në jetë keto projekte kaq të rëndësishëm për komunën tonë.
Të njëjtën gjë e kërkoj edhe nga partnerët shtëtërorë dhe ndërkombëtarë që kanë qenë të përfshirë.
Po ashtu iu bëj thirrje institucioneve shtetërore për të hetuar këto vonesa të panevojshme të cilat shkaktojnë kosto të mëdha.
Së fundi ftoj edhe mediat dhe shoqërinë civile që ta trajtojnë me seriozitet këtë temë, të bëjnë transparencë të plotë dhe të bëjnë presion që këto investime serioze të jetësohen në të mirë të qytetarëve.

  • 1

    Radio