Aktuale Më shumë

Forca: Të dëgjohet zëri i të rinjëve

Prej tvteuta18:22, 12 Mars 2022

KUMTESË PËR MEDIA

Me anën e kësaj konference për shtyp dëshiroj të  drejtohen në fillim te fushatës për zgjedhjet lokale për Komunën e Ulqinit.

Ne vijmë në këto zgjedhje me ofertë konkrete. Me një ekip të ri të ndershëm dhe të aftë.

Jemi të bindur se misioni dhe rruga e ndjekur prej Forcës është ajo e drejta.

Forca është subjekti që mund të ofrojë sot një qeverisje të ndershme në të mirë të gjithë banorëve të Komunës tonë.

Qytetarët në komunën tonë sot përballen me shumë probleme. Duke fillua prej të drejtave të tyre kombëtare të shtypura e deri tek hallet ekonomike që përkeqësohen çdo ditë.

Vetëdija demokratike e çdo qytetarit të Ulqinit sot është në një nivel shumë më të lartë si kurrë më parë dhe janë krijuar kushtet që në këto zgjedhje të garojmë me programe cilësore  alternativa të reja në funksion të krijimit të perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës tonë.

Do të keni mundësi që të zgjidhni opsionin e ri e të vërtetë për një administratë të re, në shërbim të ardhmërisë suaj në një qytet të bukur e të pasur!

Jam i bindur se FORCA prej ditës së krijimit deri sot është i vetmi subjekt që ka synim të saj realizimin e të drejtave kombëtare, dhe mirëqenien e zhvillimit ekonomik të gjithë banorëve të saj.

Prandaj dalim vetëm në këto zgjedhje dhe kemi përzgjedhur sloganin ndershëm dhe drejtë. Ne mund të dalim para çdo qytetari në këto zgjedhje sepse Forca ka dëshmuar me rezultate konkrete se ofron model qeverisje të ndershëm si alternativa më e mirë për të çuar drejt mirëqenies së qytetarëve.

Forca garon me program zgjedhor që do të bëhet standard dhe shembull për gjithë të tjerët dhe konkret për të nxitur rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Poashtu prezantojmë njerëz të rinj, të ndershëm, patriotë që kanë virtyte, kualifikime të bollshme dhe përvojë të mjaftueshme për ta realizuar këtë program.

Ne kemi vendosur që të bëjmë një koalicion me qytetarët, sepse Komuna e Ulqinit duhet qeverisur nga përfaqësues politik që punojnë për qytetarët e jo për interesat e veta. Për ne qytetarët janë të parët, këto zgjedhje janë për ta. Për vite me radhë janë dëgjuar vetëm politikanët që kanë folur mes tyre, tashmë është radha që të dëgjohet zëri i qytetarëve që do vijë nëpërmjet votës.

Prandaj ndryshe nga partitë e tjera që garojnë në këto zgjedhje, Forca beson se është më e ndershme me qytetarët. Secila forcë politike duhet të ballafaqohet drejtpërdrejtë me votuesit.

Ne nuk jemi pjesë e pazareve politike me figura të konsumuara, të komprometuara dhe të kapura.

Ne kemi refuzuar që të bëhemi pjesë e koalicioneve jo principiele të panatyrshme që janë gatuar nga partitë e tjera vetëm për interes të vijnë në pushtet. Ne koalicionin tonë e kemi vetëm me votuesin,  atyre iu shërbejmë dhe para tyre japim llogari e mbajmë përgjegjësi për punën tone dhe qëllimet tona.

Kësaj Komune i duhet dore e dëshmuar, e ndershme, e drejt dhe e Forte.

Kësaj Komune i duhet Forca.

Ndershëm dhe Drejt!

 Kryetar

Genci Nimanbegu

 

 

 

  • 1

    Radio