Aktuale Më shumë

Forca: OT po udhëhiqet në mënyrë jotransparente dhe klienteliste

Prej tvteuta09:57, 27 Dhjetor 2021

Deklaratë për media

Parregullsitë në Organizatën Turistike të Ulqinit

 

Të nderuar qytetarë,

Në Organizatën Turistike të Ulqinit, e cila udhëhiqet në të njëjtën mënyrë jotransparente dhe klienteliste si dhe shumica e ndërmarrjeve të Komunës së Ulqinit, këto ditë po kulminojnë parregullsitë në punën e saj  të cilat janë veti e pushtetit vendor në Komunën tonë.

Pa dëshirë që të marr notë personale, duhemi të denoncojmë që në punën rreth aprovimit të planit të punës për 2022 ka shumë parregullsi për të cilat duhet të lajmërojmë publikun.

Nesër në rend të ditës së Kuvendit të Organizatës Turistike, të thirrur për të hënën me 27.12.2021 është edhe Plani i punës dhe financiar për vitin 2022.

Ky dokument është i jashtëligjshëm për arsye se këtë dokument nuk e ka aprovuar Organi Drejtues i organizatës i cili javës së kaluar nuk ka mbajtur mbledhje. Pra nesër, Kuvendi i OT do të ketë në rend të ditës një dokument i cili është propozim i drejtorit e jo i Këshillit Drejtues. Pra, ky dokument është dokument jolegal.

Me këtë kulminon jotransparenca dhe papërgjegjshmëria në udhëheqjen e kësaj organizate e cila disponon me mjete të qytetarëve për të cilat Kuvendi i Komunës së Ulqinit vite me radhë nuk fiton raporte.

Këto dukuri tani janë të ngjashme edhe për vitet e mëparshme, gjë që vërteton edhe Raporti i Revizionit të kësaj organizate për 2020 i cili dëshmon që nuk ka dokumenta që arsyetojnë dhënien e sponzorimeve dhe dokumentat përcjellëse që japin arsyen e dhënies së mjeteve të Organizatës Turistike e që janë mjete të të gjithë neve për sponsorime të ndryshme.

Prandaj ftojmë kryetarin Daboviq që të interesohet dhe të konsultohet para se të mbajë mbledhjen e thirrur me dokumente të jashtëligjshme. Duhet ta anulojë mbledhjen e tillë. Vendimet e kësaj mbledhjeje, nëse mbahet, mund të hidhen poshtë në gjyq. Për këtë, e ftojmë kryetarin që ta ushtrojë funksionin e vet në dakordin me ligjin. Këtë mbledhje ta anulojë dhe të kërkojë falje nga Organizata Nacionale Turistike të cilës drejtori i ka nisur në pëlqin dokumenta të falsifikuara e të rreme.

Kërcënimet e partenerëve në pushtetin e Ulqinit që kërkojnë vende pune dhe vende në udheheqësinë e Organizatës që ta aprovojnë këtë dokument do të dalin së shpejti në shesh si elemente klienteliste me të cilat Komuna e Ulqinit tashmë ka fituar famën e keqe në të gjithë Malin e Zi. Forca e Re Demokratike e kundërshton këtë lloj funksionimi dhe i ftojmë të punojnë në interesin e qytetarëve dhe sipas ligjit.

Kryesia e Forces se re Demokratike

  • 1

    Radio