Opinion Më shumë

Forca: Ndajm dhimbjet me familjarët për vdekjen e Muharrem Lemo Mollabeqirit

Prej tvteuta17:20, 30 Nëntor 2020

Fjala in memoriam  po bëhet e shpeshtë  këto ditë në Ulqin. Si rezultat I infektimit me korona virusin, sot u nda nga jeta edhe bashkëpronari I ndërmarrjes  “Conkordia comerc” dhe  njëri nga themeluesit dhe anëtar i Këshillit Qendror të Forcës së Re Demokratike, Muharrem (Lemo) Mollabeqiri.  Me këtë rast Forca e Re Demokratike e ka kujtuar përmes një kumtese për opinion veprimtarin e saj të shquar. Në vazhdim mund të lexoni kumtesën e plotë:

Të ndëruar përkrahës, votues dhe simptizantë të Forcës së Re Demokratike. Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë, njëri nga themeluesit dhe anëtari i Këshillit Qendror të Forcës së Re, Muharrem (Lemo) Mollabeqiri.

Muharremi ishte njëri nga aktivistët më të zellshëm të subjektit tonë, i cili me punën dhe angazhimin e tij pa kursim ndikoj që Forca e Re të bëhej subjekti shqiptar më i votuar në Ulqin dhe Mal të Zi për vite më rradhë. Po ashtu, ishte njëri nga afaristët më të hershëm dhe më të sukseshëm në sektorin privat në qytetin e Ulqinit, bashkëthemelues e bashkëpronar i kompanisë së njohur “Concordia Comerece”, e cila ka dhjetra të punësuar.   Sot, ai u largua nga kjo botë, përveç që la një boshllek të pa zëvëndësueshëm në familjen e tij, qytetin ku lindi dhe jetoj, ndërmarrjen që themeloj, po aq la boshllëk të pa zëvendësueshme në subjektin Forca e Re Demokratike, për të cilën që nga themelimi, kontribuoj dhe u angazhua pa kursim (ne bashkëpuntorët e tij, shpesh herë, me të drejtë e quanim “lokomotiva-motorri” kryesore i fushatave zgjedhore). Të gjithëve do të na mungojë për sfidat që kemi para, por edhe mësuam shumë nga ai se si duhet të luftojmë e të mos dorëzohemi deri në fundë për vlerat, idealet dhe qëllimet e përbashkëta.

Me këtë rast të gjithë familjes dhe të afërmëve ju shprehim ngushllimet tona më të sinqerta, duke e ndarë këtë dhimbje me ta.

Pushofsh në paqë Muharrem Lemo Mollabeqiri, faleminderit për të gjitha!

 Forca e Re Demokratike

 

  • 1

    Radio