Aktuale Më shumë

Forca: Mesazh urimi për Fitër Bajram

Prej tvteuta14:36, 2 Maj 2022

Mesazh urimi për Fitër Bajram

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe në cilësinë e kryetarit të Forcës së Re Demokratike t’ju uroj përzemërsisht besimtarëve të besimit islam Fitër Bajramin, që këto ditë feste të na afrojnë gjithmonë e më shumë me njëri-tjetrin.

Pas ditëve me agjërim dhe sakrificë gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit, uroj që kjo ditë e parë Bajrami t’ju ketë gjetur me shëndet të mirë familjet e të afërmit tuaj dhe më solidarë ndaj të pamundurve.

Në këto ditë feste e gëzimi të Bajramit, ju dëshiroj secilit prej jush kudo ku jetoni e veproni të ju ndjek mbarësia, kthjelltësia e mendjes, paqja dhe lumturia!

Me shëndet e begati – festa e Fitër Bajramit!

  • 1

    Radio