Politikë Më shumë

Forca kundër studimit shtetëror për Port Milenën dhe Kepin e Gjeranave- Është në dëm të banorëve

Prej tvteuta16:21, 19 Nëntor 2019

Forca e Re Demokratike ka shqyrtuar me kujdes propozimin e planit Studimi Shtetëror të Lokacionit “Kepi i Gjeranave – Porto Milena” dhe ka konstatuar që propozimi dhe procedura e ndjekur janë në kundërshtim me ligjin aktual për planifikim dhe ndërtim. Në veçanti, në mbledhjen e organizuar me qytetarët e kësaj zone është vënë në dukje që propozimi, jo vetëm që nuk i zgjedh problemet e këtyre banorëve e as nuk adreson nevojat për të zhvilluar këtë zonë, por për më tepër, dëmton perspektivën ekonomike të banorëve.

            Forca e Re Demokratike, shpreh shqetësimin e thellë që në komisionin shtetëror që ka shqyrtuar  planin,  përfaqësuesi i Ulqinit nuk ka ndërmarrë hapat e duhura për të konsultuar qytetarët dhe Sekretariatin për Urbanizëm të Komunës së Ulqinit. Poashtu, përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit nuk ka shprehur shqetësimet dhe rezervat e qytetarëve për këtë plan dhe as mangësitë procedurale e ligjore.             

Forca e Re Demokratike do të punojë fuqishëm që planifikimi urban në Ulqin të bëhet sipas nevojave dhe vizioneve të qytetarëve të Ulqinit, e jo të atyrë që me dashje apo pa të, me dije apo pa të, prishin potencialin ekonomik të familjeve ulqinake. 

Forca e Re Demokratike

Drejtor politik,
Dr Ilir Çapuni                                                                          

  • 1

    Radio