FORCA KUNDËR NDËRTIMIT TË ASHENSORIT
Prej tvteuta27 May 2015
Lideri i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, në një deklaratë për TV Teuta ka thënë se dihet mirë qëndrimi i këtij subjekti politik që bashkëqeveris me pushtetin lokal të Ulqinit, se nuk e mbështet vendimin e Komisionit të cilin e ka ngritur kryetari i Komunës lidhur me këtë objekt, as koalicioni që udhëheq me Komunën,nuk ka marrë ndonjë vendim, siç qarkullojnë lajmet nëpër portale.Komisionin e ka përzgjedhur vetë kryetari i ekzekutivit. Cungu ka thirrë kryetarin Fatmir Gjeka që ta tërheq këtë vendim.Ai shton se mbi ashensorin mund të debatohet edhe në Kuvendin Komunal,madje edhe të organizohet edhe referendum.