Politikë Më shumë

Forca: Kryetari Genci Nimanbegu dhe anëtari i Këshillit Qendor Lavdim Kroma morën pjesë në aktivitetin e #ADF2024 në Antalia

Prej tvteuta13:44, 4 Mars 2024

Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë zv.Ministër z.Mehmet Kemal Bozay, delegacioni i Forcës së Re Demokratike i kryesuar nga kryetari z.Genci Nimanbegu dhe anëtari i Këshillit Qendor z.Lavdim Kroma morën pjesë në aktivitetin e #ADF2024 në Antalia të mbajtur më 1-3 mars 2024.
Edicioni i III-të i Antalya Diplomacy Forum ka mbledhur përfaqësues mbi 140 shtete të botës nga të cilët 19 kryetarë shteteve, 63 ministra, dhjetëra deputetë dhe personalitete nga organizata ndërkombëtare përkatësisht mbi 4000 pjesëmarrës.

Temat e diskutuara ishin si diplomacia të ndihmojë botën në kohë trazirash, ku mbi 50 panele dhe prezantime, e ku çdo aspekt i zhvillimit është trajtuar. Takime të shumta bilaterale janë bërë mbi luftën në Gazë dhe në Ukrainë, si dhe sfidat e diplomacisë.
Pjesëmarrje masive ishte në panelin mbi Ballkan me titull: “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”.

Gjatë #ADF2024 Kryetari Nimanbegu zhvilloj takime me Ministrat e Punëve të Jashtme të z.Fillip Ivanoviq, Ministrin e z.Igli Hasani, Ministrin e z.Bujar Osmani, Ministrin e z.Elmedin Konakoviq dhe kryetaren Komisionit për Punë të Jashtme të znj. Mimi Kodheli.

Në kuadër të #ADF2024, diplomacia pati një rëndësi të veçantë në shkëmbimin e ideve dhe përvojave të ndryshme me deputetin e Ukrainës z.Mustafa Jemilev, përfaqësues i popullit Tatar të Krimesë të cilit u shpreh mbështetja për luftën e drejt të shtetit Ukrainas.

Ky aktivitet u mbajt nën organizimin e Ministritë të Punëve të Jashtme të Turqisë z.Hakan Fiden nën patronazhin e Presidentit të Turqisë z.Rexhep Taip Erdogan.
Ambasada e Malit të Zi në Ankara, gjegjësisht Ambasadori Perisha Kastratoviq ishte në nivel të lartë në mbështetjen e delegacionit të Forcës dhe Kryetarit Nimanbegu.

  • 1

    Radio