Forca e Re Demokratike uron Kurban Bajramin
Prej tvteuta11 August 2019

Mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë dërguar edhe nga Forca e Re Demokratike. “Në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve islam ju uroj festën e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin me ju dhe familjet tuaja. Gjithashtu të gjithë haxhinjve ju urojmë që Haxhi tu pranohet dhe festën e Kurban Bajramit ta gëzojnë me shëndet dhe lumturi. Urime dhe për shumë mot Kurban Bajrami!”, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari Nazif Cungu.